Vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të ndalur qendrimit e qytetarëve të pavaskiua në bare, restorante apo hotele, nuk është pritur mirë nga bizneset në vendin fqinj.
Oda e pavarur e restorante dhe hoteleve kërkoi sot nga Qeveria të tërhiqet menjëherë nga ky vendim, duke thënë se ata nuk mund të menaxhojnë kontrollin e personave të pavaksinuar në objektet hotelierike.
Sipas Odës, vendimi është i pazbatueshëm dhe nuk mund të respektohet pa u shkelur disa të drejta të njeriut dhe të shkelen disa ligje, posaçërisht Ligji për mbrojtje të të dhënave personale.
Qëllimi i kërkesës, siç thekson Oda, është të parandalohet ofendimi dhe selektimi i klientëve të të pavaksinuar dhe të mundësohet të gjitha objektet hotelierike të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje