Bota

Maqedonia e Veriut regjistron 4 viktima dhe 518 raste me COVID-19

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar katër të vdekur me COVID-19 dhe 518 të infektuar duke shënuar numrin më të lartë brenda një dite që nga lehtësimi i masave në qershor. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: dy nga Shkupi dhe nga një në Tetovë dhe Dibër. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Të dhënat i referohen testimi të 5.809 mostrave.

Në Klinikën Universitare në Shkup dhe qytete të tjera janë shtruar 170 pacientë me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të rritjes së rasteve, Maqedonia e Veriut do të forcojë masat me ndalimin në ambientet e mbyllura të manifestimeve familjare që besohet të jenë shkaktari i valës së re, në veçanti në qytetin e Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe i ka bërë thirrje popullatës që të vaksinohet pa asnjë hezitim pasi mbetet alternativa e vetme për mbrojtje nga pandemia.

Sipas tij, deri tani është vaksinuar mbi 30 për qind e popullatës madhore në vend me të paktën nga një dozë apo rreth 600 mijë persona. Rreth 400 mijë prej tyre kanë marrë nga dy doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë