Greqia prej ditësh vijon që të përballet me sfidën dhe me rrezikun e përhapjes së flakëve të zjarrit, duke u detyruar të kërkojë ndihmë nga Rusia.
Mediat greke bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes të së martës janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Evias ku më të rrezikuara janë Ellinika, Agriovotano, Asmini, Galatsona dhe Avgaria. Për shkak të përhapjes së flakëve të zjarrit rrezikohen disa fshatra.
Siç raportojnë mediat në vend, pritet që sot të fluturojnë në zonat e zjarrit tre avionë gjigantë, Beriev-200 dhe Ilyushin il-76. Rusia ka një flotë të vjetër ajrore, megjithatë në situata krizash nevojitet çdo lloj ndihme.
Tre avionët do të lëshojnë së bashku 110 tonë ujë në të njëjtën kohë: 12 ton në Beriev dhe 49 ton secili në Ilyoushin. Operacioni raportohet se do të bëhet në Peloponez, pra në rajonin e Arkadisë dhe Ilisë dhe në Evia, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv në ditën e nëntë.

Hedhja e njëkohshme e 110 tonë ujë tentohet për herë të parë në Greqi dhe thuhet se do të bëhet në koordinim me forcat tokësore dhe policinë, në mënyrë që të mos ketë banorë, vullnetarë apo brigada zjarri pranë vendeve të targetuara.
Avioni rus Ilyushin Il-76 është një nga avionët më të mëdhenj të zjarrfikësve në botë, pasi mund të mbajë 42 tonë ujë në dy rezervuarët e tij.
Ai mbushet me ujë në 12-15 minuta, i cili hidhet nga një lartësi deri në 50 metra në 8 sekonda, duke mbuluar një sipërfaqe të madhe prej 60,000 metrash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje