Bota

Gjermani, arrestohet një punonjës i ambasadës britanike, spiunoi për Rusinë

Një punonjës i ambasadës britanike në Berlin u arrestua për dyshimin se i kishte siguruar dokumente shërbimeve sekrete ruse në këmbim të parave, thanë të mërkurën prokurorët publikë gjermanë.

Një gjykatës hetues në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe do të vendosë së shpejti nëse britaniku duhet të mbahet në paraburgim.

”Punonjësi, i cili është identifikuar vetëm si David S, sipas ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani, u arrestua të martën në Potsdam, jashtë Berlinit, me dyshimin se kishte punuar për një agjenci të huaj të shërbimeve sekrete që nga nëntori 2020”, thuhej në një deklaratë nga prokurorët federalë.

”Nuk është e qartë se sa para’ mori ai në këmbim nga përfaqësuesi i një shërbimi sekret rus me të cilin u takua”, theksohet në deklaratë, që e përshkruan të dyshuarin si një punonjës lokal në ambasadën britanike në kryeqytetin gjerman.

Arrestimi ishte rezultat i hetimeve të përbashkëta nga autoritetet gjermane dhe britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë