Lufta civile në Afganistan është përshkallëzuar pasi talibanët kanë pushtuart qytetin strategjik të Ghazni, 150 km në jug të Kabulit.
Prsidenti i vendit zëvendësoi ndërkohë shefin e ushtrisë së tij. Grupi kryengritës kishte marrë kontrollin e të gjithë qytetit të enjten në mëngjes dhe hyri në burgun e qytetit duke liruar rreth 400 të burgosur. Sulmi thuhet se filloi rreth mesnatës, duke çuar në përplasje të rënda rrugë më rrugë me forcat e sigurisë. Deri në orën 8 të mëngjesit, talebanët kishin nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit. “Komandanti dhe guvernatori i policisë vendasenuk kishin zgjidhje tjetër dhe u bashkuan me talebanët,” thuhet në një njoftim në mediat afgane. “Njerëzit janë fshehur në shtëpitë e tyre, askush nuk është jashtë.”
Nga spitali i qytetit u tha se ishin pranuar shumë anëtarë të forcave të armatosura dhe disa talibanë të plagosur.
Inteligjenca amerikane beson se brenda 90 ditësh, ata mund ta marrin nën kontroll kryeqytetin e Kabulit.

Sipas Reuters, për më pak se një javë, talibanët kanë marrë kontrollin e së paku tetë kryeqyteteve të provincave dhe janë afër marrjes së kontrollit edhe të tre të tjerave. Agjencia e lajmeve AP, raporton se kryengritësit tashmë kanë nën kontroll 10 nga 34 kryeqytetet e
Talibanët filluan ofensivën që nga muaji maj, kur forcat e huaja, përfshirë ato të SHBA-së, filluan tërheqjen nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh. Talibanët kontrollojnë rreth dy të tretat e Afganistanit.

Në Uashington, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se inteligjenca amerikane beson se talibanët mund ta izolojnë Kabulin brenda 30 ditësh dhe ndoshta ta marrin kontrollin e kryeqytetit brenda 90 ditësh.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të martën se nuk ishte penduar për vendimin e tij për të tërhequr forcat nga Afganistani dhe u bëri thirrje udhëheqësve afganë të luftojnë për atdheun e tyre.

Në fillim të vitit 2020, talibanët arritën një marrëveshje me SHBA-në për tërheqjen e forcave të huaja, në këmbim të garancive që territori afgan nuk do të bëhet strehë e terroristëve.
Talibanët gjithashtu ishin zotuar se do të përfshihen në bisedime paqeje me qeverinë afgane, përmes zyrës së tyre politike në Doha të Katarit. Por, deri më tani nuk janë shënuar përparime në këto bisedime.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë dhe Pakistanit, do të takohen me negociatorët talibanë dhe qeverinë afgane më 12 gusht, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të negociuar për konfliktin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje