Diskutimet për bashkëpunimin rajonal me Serbinë, duket se kanë rihapur kapitullin e përplasjeve midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Duke kritikuar politikanët që sipas tij shtiren si patriotë, Rama ka zbuluar një bisedë tronditëse mes tij dhe Haradinaj në zyrën e kancelares Merkel. Rama pretenduar se ish-kryeministri kishte deklaruar se nuk i “plaste luli për mendimin e tij”.
Biseda, e cila ka ngjallur një sërë reagimesh, u konfirmua nga zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, i cili mësohet se ishte i pranishëm në takimi ne dy kryeministrave shqiptarë me Merkel dhe Macrom
Në një postim në rrjetet sociale, Selimi nuk ka përmendur emra, por duke përdorur X dhe Y ka rrëfyer bisedën mes dy kryeministrave, duke thënë se kjo bisedë u zhvillua në ambientet e zyrës së Kancelares Merkel.
Selim Selimi bën të ditur se Haradinajt i është kërkuar nga Rama që të hiqet taksa ndaj Serbisë, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërkohë që Haradinaj ishte përgjigjur se çështja nuk ka të bëjë vetëm me taksën, por që u kishte borxh gjithë të rënëve të mbronte gjakun e dinjitetin.
Ndërkohë që sipas riprodhimit të bisedës nga kryeministri Rama ky i fundit ka përdorur tërmin “luli’ që në Kosovë ka konotacion denigrues. Selimi thekson se adresimi që Haradinaj i ka bërë në këtë takim ka qenë për Edi Ramën dhe jo për Merkelin apo Macronin.
Postimi i plotë:
Lideri X: Po hiqe at’ dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbinë.
Lideri Y: Nuk asht veç punë takse. Para dy ditëve qesh në Mejë dhe ju kam borxh atyre të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.
Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë, duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje.
Lideri Y: Ti shiko punët e tua se as l*li s’ma han për ty.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje