Ne rrjet

Zjarret, Mitsotaqis: Shkak kriza klimaterike, ne në Mesdhe jemi më të rrezikuarit

Për kryeministrin grek, Qiriakos Mitsotaqis, zjarret katastrofike me të cilat është përballur vendi fqinj vijnë si pasojë e krizës klimaterike me të cilën po përballet globi. Sipas tij, ndryshimet klimatike janë tanimë një rrëzim ekzistencial për njerëzimit dhe Greqia është në ballë të kësaj krize, pasi Mesdheu është ndër rajonet më të rrezikuara.

“E heksoj se nuk janë thjesht ndryshimet klimatike, jemi në një kriza klimatike. Dhe ne si shtet jemi jo vëtëm pjesë por ndër vendet më të rrezikuara nga kjo krizë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Athinë.

Zjarret erdhën pas nga një vale 10-ditore e të nxehtit, e cila ka djegur qindra hektarë të ishullit të dytë më të madh të Greqisë, Evias. Mitsotaqis thotë se çështja e klimës duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Megjithatë, deklaratat e tij janë parë edhe si përpjekje, për të hequr përgjegjësinë personale, pasi qeveria e tij është akuzuar për keqmenaxhimin e situatës.

Mitsotakis ka theksuar se zjarret nuk janë problem vetëm i Greqisë por i gjithë Mesdheut dhe gjithë botës. “Shikoni se çfarë është duke ndodhur në Itali dhe shtetet tjera fqinje”, ka thënë ai, duke i referuar edhe vendin tonë.

Kryeministri grek ka bërë të ditur se në samitin e radhës të vendeve të Mesdheut do të përmendë mundësinë e bashkëpunimit për luftim të zjarreve. Ai ka falënderuar edhe 24 shtetet që kanë ndihmuar në shuarjen e tyre.

Mitsotaqis ka thënë se edhe zjarr vënia ka qenë mbrapa shpërthimit të zjarreve.

Megjithatë, ende nuk ka të dhëna konkrete, ka thënë ai, duke shtuar se u beson hetimeve që janë duke vazhduar. Rreth 20 persona janë arrestuar nën dyshimet për zjarr vënie të qëllimshme në Greqi në 10 ditët e fundit.

Zyrtarët kanë thënë të enjten se shirat e një nate më parë kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Vetëm në dy javët e fundit, zjarret pyjore në Greqi kanë bërë hi më shumë se 100,000 hektarë tokë.

Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej

Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë shkencëtarët. Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë planeti Tokë do të arrijë që në vitet 2030 nivelin e ngrohjes me 1,5 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale.

Ndotja e mjedisit nga gazi karbonik është rritur në ekstreme të tlla, saqë pragu i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius i parashikuar në fund të shekullit do të kalohet që në 15 vitet e ardhshme. Ky është një nga konkluzionet më të rëndësishme të raportit për klimën i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC i miratuar nga 195 vende anëtare. Kjo analizë që vjen në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, arrin në këtë përfundim pas hulumtimit të 14.000 punimeve shkencore. Ajo skicon një pamje të qartë se çfarë po ndodh me planetin në një hapësirë kohore, më pak se qindra vite. Raporti paralajmëron nga humbja e kontroliit në mbrojtjen e klimës dhe e quan atë “qartësisht” të shkaktuar nga dora e njeriut.

“Ky raport është një kontroll i realitetit”, thotë Valérie Masson-Delmotte bashkëdrejtuese e grupit të punës së IPCC dhe që ka e përgatitur raportin. Duke djegur lëndët fosile dhe çliruar gazra që nxehin Tokën si një serë, njerëzit e kanë ngrohur planetin me rreth 1,1 gradë Celcius. Raporti tregon, se kudo në botë, kjo ka shkaktuar valë të nxehti, rrebeshe të forta shiu e më shumë. Ciklonët tropikalë me shpejtësi të lartë ere janë shtuar. Në shumë rajone thatësirat janë më të forta dhe zgjasin më shumë.

Që nga raporti i fundit i IPCC në vitin 2014, shkencëtarët kanë arritur në përfundime më të sakta, se ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Ka një përgjigje të thjeshtë për ndalur motin të keqësohet më sumë – ndalja e djegieve fosile, por qeveritë, bizneset dhe vetë njerëzit nuk janë duke bërë aq sa duhet.

Zjarre në Greqi

“Kur shoh rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, atëherë do thoja ne jemi ndërkohë në një krizë të klimës”, thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. “Vërtet që kemi një problem të madh.”

Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por sipas grupit kërkimor gjerman, Climate Action Tracker, ata po ndjekin politika që e vendosin planetin në rrugën e ngrohjes globale me 3 gradë. Në një kohë që objektivi i 1,5 gradëve do të kalohet brenda pak vitesh, temperaturat globale mund të arrijnë të ulen aty nga fundi i shekullit, sipas skenarit më ambicioz të ndërprerjes së emetimit. Dekarbonizimi i ekonomisë globale do të nxirrte jashtë atmosferës sasi të jashtëzakonshme të gazit karbonik, por teknologjia për ta bërë këtë është shumë e shtrenjtë, dhe ka shumë pak të dhëna, nëse kjo edhe do të funksionojë vërtet. “Është shumë më e lehtë të mënjanosh emetimet tani”, thotë studiuesi Malte Meinhausen nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Ndikimit të Klimës, sepse çmimi më vonë do të jetë shumë më i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë