Lajme

Me lopata dhe mjete rrethanore, aktivizohen flakët në malin e Tërbunit

Flakët në malin e Tërbunit në Pukë janë aktivizuar sërish. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarësh me pisha dhe lisa.

Në operacion për shuarjen e flakëve shkuan 12 forca të zjarrfikëseve, 10 të shërbimit pyjor dhe 15 të shërbimeve komunitare.

 Ndërkohë pritet që operacionit t’i shtohen dhe 25 ushtarë të repartit ushtarak të Vau të Dejës.

Për shuarjen e zjarrit është punuar deri tani me degë, lopata e mjete të tjera rrethanore pasi është e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë