Futboll

Teuta eliminohet nga Liga e Konferencës

Teuta nuk ka mundur të vazhdojë ëndrrën në Kupat e Evropës, pasi nuk ka arritur të kualifikohet në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës. Skuadra durrsake është mundur 2-0 në ndeshjen e kthimit, të luajtur në Elbasan Arena. Duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë, humbjen minimale 1-0, durrsakëve iu duhej të paktën të shënonin një gol, për ta çuar ndeshjen në shtesë e më pas në goditjet e 11-metërshave. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndeshja nis mirë për Teutën që rrezikon. (16) Kallaku jep një asis perfekt për Seferin që gabon në mënyrë të pabesueshme duke e dërguar topin mbi traversë kur ndodhej vetëm pak hapa larg portës.

Kundërpërgjigjen miqtë (19) me anë të Gafenit por topi ndalet nga shtylla. Në 20’ Shamrok kalon në avantazh. Gafnei i shmanget Aleksit dhe para Frashërit nuk gabon duke çuar topin në rrjetë. Pas këtij goli të pësuar, misioni i Teutës drejt kualifikimit për më tej vështirësohet. (26) Daja, pas një kombinimi në krahun e djathtë me Seferin, hyn në zonë dhe provon të gjuajë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës irlandeze. Pak minuta më vonë është sërish (38) Daja që ka një tjetër mundësi të mirë. (45’+1) Në fund të pjesës së parë, aksion i gjatë i lojtarëve të Teutës që qarkullojnë topin para zonës kundërshtare. Topi shkon te Kallaku i cili provon nga jashtë zonës por duke gabuar plotësisht shënjestër.

Pjesa e dytë nis sërish me sulme të Teutës. Durrsakët sulmojnë (55) me Xhekson në krahun e majtë. Kalon një mbrojtës dhe gjen Vilën, por goditja me kokë e këtij rë fundit përfundon jashtë. Më pas është (56) Greis që bllokon gjuajtjen e kallakut brenda zonës pas një sulmi të bukur të teutës. Dhe në këto minuta të mira, Teuta ndëshkohet sërish. Përsëri (62) Gafny shënon. 2-0 për Shamrok.

Sulmuesi i skuadrës irlandeze shënon me një gjuajtje me të djathtën në hyrje të zonës duke befasuar mbrojtjen durrsake. (67) Një tjetër përpjekje e Kallakut dështon, pasi topi përfundon në duart e portierit të Shamrok. Megjithë ndërrimet e bëra nga trajneri Edi Martini, Teuta nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare duke eliminuar nga Liga e Konferencës. Të njëtjin fat pati edhe LaçI, që u mund nga Anderlehti me rezultatin 2-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë