U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare legjenda gjermane Gerd Myler.
Lajmin u konfirmua nga klubi i Bajernit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Sulmuesi i madh i Gjermanisë, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Myler vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias). Nga sëmundja e rëndë e Alzheimerit kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit si Puskas apo Kubala.
Bomberi gjerman fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane.
Myler ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit.
Para Ronaldos dhe Mesit, bomberi gjerman kishte gjithë rekordet në Europë. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.
Myler ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit. Para Ronaldos dhe Mesit, bomberi gjerman kishte gjithë rekordet në Europë. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.

Për sa i përket trofeve, legjenda Myler, fitoi 4 herë Bundesligën. Bomberi gjerman fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane. Ai mbajti veshur fanellën e Bajernit nga viti 1964 deri në 1979.
Me këtë stil unik të lojës dhe një instinkt të jashtëzakonshëm për golat, ai arriti rekord pas rekordi: në sezonin 1971/72, Myler shënoi 40 gola të Bundesligës. Një rekord që zgjati 49 vjet dhe u thye me vetëm një gol nga Robert Levandowski sezonin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje