Futboll

“PSG, shpenzime të çmendura për Pogban: i gatshëm të paguaj 600 mijë euro në javë”

Sipas një lajmi të publikuar nga “Indipendent”, Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i ofrojë Paul Pogba një pagë prej gati 600,000 € në javë nëse ai u bashkohet atyre verën e ardhshme me parametra zero. Thashethemet për një transferim të mundshëm të francezit në Parco dei Principi filluan në fund të korrikut, por kalimi i bujshëm i Lionel Messit bllokoi çdo lëvizje të mesfushorit, në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.

Sidoqoftë, ekipi parizian është i etur për të vijuar negociatat dhe është i gatshëm të shpenzojë më shumë për të sesa rivalët e tij, Real Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë