Shqipëria është e gatshme që të mirëpresë qindra afganë dhe është në gjendje që t’u ofrojë atyre siguri dhe mirëqënie.
Kështu deklaroi përmes një postimi në Twitter ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Shqipëria është e gatshme që të presë qindra afganë, jetët e të cilëve janë të kërcënuara nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Qëndrojmë në krah të aleatëve tanë dhe gati të garantojmë sigurinë dhe mirëqënien e tyre”, shkroi Xhaçka.
Ministrja e Jashtme e ka bërë këtë koment teksa ka shpërndarë një postim të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku kërkon që rrugët kufitare dhe ajrore të Afganistanit të mbeten të hapura për këdo që kërkon të largohet nga vendi.
“SHBA i bashkohet komunitetit ndnërkombëtar në kërkesën që afganët dhe shtetasit e huaj që duan të largohen nga vendi të lejohen që ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet ruajtur”, shkruan Blinken.
Albania 🇦🇱 is ready to host hundreds of Afghans 🇦🇫 whose lives are threatened by the deteriorating security situation. We stand side by side with our allies, ready to guarantee their safety and wellbeing. https://t.co/q6UZF6pBls
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) August 16, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje