“Nuk e kuptoj dot se si vende të pasura po braktisin afganët. Kjo bie ndesh me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria e vetme nuk mund ta zgjidhë problemin, por as nuk duam që të jemi pjesë e tij”.
Me këto fjalë, Kryeministri Edi Rama shënjestroi në një intervistë për “The Guardian” vendet europiane që kanë refuzuar për të strehuar përkohësisht afganët e rrezikuar nga talibanët pas rënies së qeverisë në Kabul.
Rama këmbënguli në vendimin për strehuar qindra afganë, jo vetëm si detyrim nga NATO-s dhe aleatëve të shqiptarëve, por edhe si mision humanitar.
“Tronditem kur shoh njerëz të lënë pas që kërkojnë që t’u jepet edhe një mundësi për të marrë frymë sërish. Ne e dimë se çfarë është të jetosh nën diktaturë dhe çfarë do të thotë të jesh një i huaj që kërkon strehë diku tjetër. Kjo është ajo që ne jemi. Është nder dhe detyrë për ne”, u shpreh ai.
“The Guardian” thotë se rënia e Kabulit rihapi ndasitë e mëdha në Europës sa u takon refugjatëve, teksa udhëheqësit e BE dhe vendeve anëtare të saj po përgatiten për një valë të re emigrantësh nga Afganistani.
Media britanike thotë gjithashtu se udhëheqësit e Shqipërisë dhe të Kosovës deklaruan ditën e diel se kishin pranuar një kërkesë amerikane për të strehuar përkohësisht refugjatë politikë afganë. Vendimet e tyre mbërrijnë në një kohë shqetësimesh se anëtarët e NATO-s nuk po përgjigjen shpejt në evakuimin e afganëve që bashkëpunuan me ta, e që janë nën kërcënimin e raprezaljeve talibane.
Në 10 ditët e fundit përllogaritet se çdo ditë largohen mbi 30 mijë afganë nga vendi, shifër që mund të jetë shumëfishuar pas rënies së Kabulit dhe pamjeve të regjistruara nga aeroporti i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje