Bota

Video/ Motori merr flakë në ajër, avioni ushtarak rus rrëzohet pranë Moskës

Një avion transportues ushtarak rus u rrëzua gjatë një fluturimi provë jashtë Moskës, njoftuan agjencitë e lajmeve të martën.

Videot e incidentit të dyshuar të shpërndarë në mediat sociale, tregojnë se avioni u përmbys në njërën anë dhe ra në tokë, pasi motori i tij i djathtë mori flakë gjatë uljes.

Dy pilotë testues dhe një inxhinier fluturimi ishin në aeroplan dhe fati i tyre është ende i paqartë, tha korporata. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, por dyshohet se ata kanë vdekur në vend.

Agjencia e mbrojtjes Rostec, konfirmoi aksidentin për “The Moscow Times” dhe tha se do mblidhej një komision i brendshëm për të hetuar incidentin.

Rostec shtoi se avioni ishte eksperimental dhe ishte ende në fazat e testimit. Duke cituar burimet e saj, agjencia shtetërore e lajmeve “RIA Novosti”, tha se zjarri në motor ishte shkaku paraprak i rrëzimit në bazën ajrore Kubinka në rajonin e Moskës.

TASS raportoi se gabimi i pilotit dhe dështimi i pajisjeve, janë gjithashtu ndër shkaqet që po hetohen. Avionët e lehtë të transportit ushtarak janë krijuar për transportin dhe hedhjen me parashutë të armëve dhe pajisjeve të lehta, ngarkesave dhe personelit ushtarak.

Faqja e internetit e Ilyushin, thotë se Il-112V është në gjendje të zbresë automatikisht në aerodromë të caktuara dhe ka qasje manuale të uljes.

Zëvendëskryeministri Yury Borisov, tha muajin e kaluar se Rusia po lëvizte për të zgjidhur çështjet me Il-112V, përfshirë peshën e saj të madhe, sipas RIA Novosti.

Në këtë fotografi të marrë nga video, shihet flakë dhe tym nga vendi i përplasjes së avionit

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë