Bota

Zëvendësi i Ashraf Ghani-t vetëshpallet President kujdestar i Afganistanit

Zëvendëspresidenti afgan Amrullah Saleh është vetëshpallur president kujdestar i vendit.

Në një postim në Twitter, ai i kërkon qytetarëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve, ndërsa kritikoi Presidentin Joe Biden se afganët nuk e kanë humbur shpirtin dhe shohin mundësi të mëdha përpara.

“Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre. Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA  për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën”, shkruan Saleh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë