Një grup prej gjashtë shqiptarësh që merrej me prodhimin e lëndëve narkotike, është dënuar nga një gjykatë në Britani të Madhe.
Mediat angleze, bëjnë me dije se policia gjurmoi një makinë nga North Yorkshire në Hertfordshire, ku gjetën kanabisin me vlerë 300,000 paund.
Një sasi tjetër me vlerë prej 240,000 paund të drogës u gjet në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate, North Yorkshire.
Për kultivimin e kanabisit, banda shfrytëëzonte të ashtuquajturat “shtëpi të barit”, të cilët po përdoren gjerësisht nga shtetas shqiptarë që jetojnë kryesisht në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua japoneze, Yoko Banks, 73 vjeçe, pronare e pronave që ata përdorën.

Banda, të gjithë shtetas shqiptarë, doli para gjykatës ditët e fundit:
Kreu i grupit, Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër, u dënua me gjashtë vjet e nëntë muaj;
Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u dënua me tre vjet e dy muaj;
Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga Whitings Road, Barnet u dënua për katër vjet e katër muaj;
Bledar Elezaj, 36 vjeç, pa adresë fikse, u dënua tre vjet;
Erblin Elezaj, 33 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u dënua për pesë vjet e dy muaj;
Andi Kokaj, 23 vjeç, pa adresë fikse, u dënua tre vjet.
Të gjashtë u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe Indrit Brahaj, Kokaj, Sellaj dhe Erblin Elezaj gjithashtu u deklaruan fajtorë për posedim kanabisi me qëllim furnizimi.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje