Bota

Në SHBA rikthehet paniku, mbi një mijë vdekje në 24 orë nga Covid 19

Mbi një mijë vdekje nga Covid 19 në 24 orë, një shifër kaq e lartë që nuk regjistrohej që nga muaji prill. Ky është bilanci i ditës së martë (17 gusht) në SHBA, sipas raportit të agjencisë së lajmeve “Reuters” të raportuar nga media të ndryshme amerikane.

Vdekjet nga virusi kanë qenë 1,017, rreth 42 pacientë çdo orë, me një mesatare që shkon tashmë në 769 vdekjesh në ditë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara është rritur në mbi 620,000 persona.

Ndërkohë, pas dy muajve të fundit të rritjes konstante, numri i rasteve të Covid të raportuara në botë në javë, nga 9 deri më 15 gusht ka arritur në mbi 4.4 milionë (+ 2% në krahasim me 7 ditët e mëparshme), një shifër e cila sjell numrin e përgjithshëm infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në mbi 206 milionë.

Numri i vdekjeve mbeti i qëndrueshëm, mbi 66 mijë këtë javë, për një total prej pothuajse 4.4 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Evropa ka pasur një rritje më pak në kushtet e rasteve të reja javore sesa mesatarja botërore (1%), me 1,134,516 infeksione të regjistruara në 7 ditët e fundit (e barabartë me 26%të totalit, një nga pjesët më të larta pas Amerikave që përbën 34%); ndërsa vdekjet janë poshtë 3%, në 10.495 këtë javë, pas 6 javësh rritjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë