Ish-Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është arratisur me plot 169 milionë dollarë dhe i është ofruar azil në Dubai “për arsye humanitare”, sipas ambasadorit afgan në Taxhikistan.
Ghani u largua nga vendi ditën e dielë, ndërkohë që talebanët kishin rrethuar kryeqytetin Kabul, me arsyetimin se donte të shmangte gjakderdhjen. Sipas zëdhënësit të Ambasadës Ruse, ish-Presidenti i futi paratë në 4 makina dhe në një helikopter, por gjithsesi disa i la në tokë pasi nuk kishte më vend në mjete.
Fillimisht u tha se Ghani u arratis në Uzbekistan, më pas u fol për Taxhikistanin, por në fund zbarkoi në Oman. Por, sot Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë mirëpritur Ashraf Ghanin në Dubai, për arsye humanitare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje