Ne rrjet

Raporti/ Strategji dhe kohë e gabuar, 7 gabimet fatale të SHBA-ve që rikthyen talebanët

Më 16 gusht, ndërsa gjithçka po shkonte drejt së keqes, Inspektoriati i Përgjithshëm Special i SHBA-ve për Rindërtimin e Afganistanit (Special Inspector General for Afghanistan Reconstruction), publikoi raportin e tij të fundit.

I pamëshirshëm dhe i sinqertë, siç kanë qenë shumë raporte të tjera, të cituara shpesh në disa artikuj, libra dhe intervista.

Faqja e internetit “Axios” përmblodhi pikat kryesore, shtatë gabimet fatale të bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Afganistan.

1.Qeveria amerikane vazhdoi të kishte vështirësi të mëdha në zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie koherente për të arritur qëllimet e dëshiruara.

2.Qeveria amerikane nënvlerësoi kohën e nevojshme për të rindërtuar vendin, por krijoi një afat kohor jorealist.

3.Shumë nga institucionet dhe projektet nuk mund të mbaheshin, ato ishin të paarritshme.

4.Veprimi kundërproduktiv i ushtrisë dhe civilëve, ka frenuar ose penguar përpjekjet e bëra.

5.Pasiguria e përhershme dhe e vazhdueshme, minoi planet e rindërtimit.

6.Qeveria amerikane nuk e kuptoi kontekstin afgan dhe dështoi në përshtatjen e një politike të përshtatur me këtë realitet.

7.Autoritetet amerikane – përmes agjencive të tyre të përfshira – nuk e monitoruan situatën në terren shpesh, ashtu siç ndodhi edhe sa i takon vlerësimit të angazhimit. Me pak fjalë, ata nuk kishin një kuadër të saktë.

Gjithçka ka ndodhur deri tani, nuk është për t’u habitur. Disa funksionarë të lartë në Uashington mund të mos e kenë kuptuar situatën, të tjerë ndoshta e dinin dhe preferuan të vazhdonin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në një moment të historisë në Shtëpinë e Bardhë, ata vendosën se ishte koha për t’i dhënë fund misionit.

Presidentët republikanë dhe demokratë – nëse lexonin informacionet – ishin të vetëdijshëm se një mandat i dyfishtë nuk do të ishte i mjaftueshëm për të rikthyer në normalitet një vend të shkatërruar, shumë larg dhe të cilin ata ata kurrë nuk e kuptuan.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë