Facebook ka nisur ndalimin e rekomandimit për përdoruesit të grupeve politike të krijuara në platformë, si pjesë e përpjekjeve të rrjetit social për të reduktuar numrin e postimeve me përmbajtje politike.
Ndryshimet janë pjesë e strategjisë së re të miratuar nga Mark Zuckerberg që në fillim të këtij viti. Themeluesi i Facebook njoftoi në atë kohë investitorët për planin e reduktimit të përmbajtjeve politike në rrjetin social, fill pas ngjarjeve të 6 janarit në Kongresin amerikan, ku së bashku me Tëitter, Facebook ishte njëra prej platformave që u përdor më shumë për organizimin e protestuesve.
Sipas Zuckerbeg, njerëzit nuk duan që të përfshihen në debate politike, që përgjithësisht në grupet e dedikuara me tematika të thella politizuese është më i ashpër e shpesh ofendues dhe me gjuhë urrejtjeje që bie ndesh me kushtet dhe termat e privatësisë dhe sigurisë së rrjetit social.
Përmes një deklarate, Facebook thotë se kjo rrugë është pjesë e punës që po bëhet për të zbutur gjuhën e urrejtjes në rrjetin social që buron nga bindjet politike dhe për të dekurajuar hapjen e grupeve të tilla nga përdoruesit.
Vetëm në vitin 2020, Facebook bllokoi dhe fshiu mbi 1 milion grupe, që tha se binin ndesh me politikat e tij të përdorimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje