Bota

Mbështetësi i Trumpit kërcënoi se kishte bombë, Kapitol Hill në alarm për 5 orë (Foto)

Për pesë orë mbajti në ankth Kapitol Hill-in në Uashington, duke kërcënuar se do të hidhte në erë një bombë artizanale, një eksploziv me lartësi mesatare i bazuar në nitrat amoniumi, tipik i bombave të bëra vetë.

Por në fund, pas disa orë negociatash me policinë nga kamionçina e tij e zezë, 50-vjeçari Ray Roseberry, mbështetës i ish-presidentit Trump, hoqi dorë nga plani dhe u arrestua.

Pasi parkoi makinën e tij në zonën e Kapitol Hill, burri njoftoi policinë, duke thënë se kishte një bombë dhe më pas bëri një lidhje ‘live’ në Facebook (e cila u hoq), duke bërë thirrje për një bastisje në Afganistan për të “zmbrapsur talebanët” dhe për t’u takuar me presidentin Joe Biden.

“Ne jetojmë në një vend të lirë, – tha ai në rrjetin social Fb. – Joe, nëse doni të më vrisni është zgjedhja juaj. Nëse doni të më qëlloni dhe të hedhni në erë një bllok ose dy … kutia është plot… amonium nitrat. Unë nuk dua të vdes Joe, unë dua të shkoj në shtëpi, si njerëzit në Afganistan, jeta e të cilëve është në duart tuaja”.

Kapitoli, Gjykata e Lartë, Biblioteka dhe Kongresi u evakuuan nga p për siguri. Ka qenë impresionuese vendosja perimetrit të policisë rreth Kapitolit, me urdhër që askush të mos i afrohet zonës.

Sidoqoftë, operacionet e evakuimit u lehtësuan nga fakti se puna e Kongresit në këtë javë të gushtit është pezulluar dhe se shumë ndërtesa, të tilla si Biblioteka dhe Gjykata e Lartë, janë ende të mbyllura për publikun për shkak të pandemisë.

Vetëm pas disa orësh, policia njoftoi se nuk kishte asnjë bombë në furgonin e Ray Roseberry. Policia, megjithatë, ka specifikuar se ka gjetur materiale që do të kishin bërë të mundur paketimin e bombave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë