Bota

Tampon ose certifikatë vaksinimi për të hyrë në Mal të Zi

Për shkak të përhapjes së variantit të ri Delta dhe rritjes rekord të infektimeve, Mali i Zi ka ashpërsuar masat për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e tyre.

Për të hyrë në Mal të Zi, të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të paraqesin duke filluar nga sot certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë, një test PCR ose një test serilogjik.

“Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, ata dërgohen në një izolim katërmbëdhjetë”, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galić në konferencën e sotme për shtyp.

“Të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore.

Gjithashtu në dasma dhe ditëlindje dhe festa të tjera pjesëmarrja do jetë me masat e më sipërme. Këto masa vlejnë nga data 20 gusht deri në 10 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë