Është shitur në ankand për shifrën e çmendur prej 1 milionë dollar facoleta që fshiu lotët Leonel Messi në konferencën për shtyp të lamtumirës nga Barcelona.
Facoleta u nxor në ankand 24 orë pas konferencës për shtyp, ndërkohë që një person shkoi dhe e mori nga koshi i plehrave, ku e hodhi Messi.
Personi që ka paguar këtë shumë është shprehur se në atë facoletë ndodhet materiali gjenetik i sulmuesit argjentinas, që tani luan për PSG-në. Lajmi u be publik nga disa media argjentinase
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje