Pesë ditë para rënies së Kabulit, vlerësimet e inteligjencës amerikane thanë se do të duheshin 30 ose ndoshta 90 ditë. Kishte një dështim të inteligjencës apo presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij i nënvlerësuan parashikimet?
“Kur shpërthen kaosi, gjithmonë ka akuza të ndërsjella, – thotë Leon Panetta, ish-kreu i CIA-s dhe sekretar i Mbrojtjes në administratën Obama. – Askush nuk është “babai” i kaosit, ndërsa të gjithë duan të jenë “baballarë” të suksesit. Kishte një dështim në parashikimin dhe sigurimin e inteligjencës nga shërbimet ushtarake dhe civile: ata nuk e kuptuan se sa shpejt po lëviznin talebanët dhe si ishte qeveria afgane në prag të kolapsit. Inteligjenca fillestare tha 8-9 muaj, pastaj u mendua se rënia mund të ndodhte në vjeshtë…”.
Gazetat “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, citojnë burime se shërbimet inteligjente, përfshirë CIA-n, filluan të japin parashikime gjithnjë e më pesimiste për një kolaps të afërt ushtarak në korrik dhe se këto mesazhe nuk u morën në konsideratë nga Biden.
Por burimet e administratës përgjigjen se asnjë nga ato raporte nuk tregoi një rënie të afërt të Kabulit ose ishte një “high confidence” (niveli më i lartë i sigurisë).
“Nuk jam i sigurt për termat e përdorur, por nuk mendoj se informacioni i saktë është dhënë mjaft shpejt. Por një pjesë e problemit është se duke tërhequr trupat tanë, ne kemi humbur burimet që na siguruan inteligjencën në terren. Nuk ka dyshim se largimi mund të ishte planifikuar më mirë, për shembull duke ruajtur një prani më të gjerë deri në fund. Së dyti, nuk u desh një gjeni për të kuptuar situatën: ndjenja ime është se, pasi u vendos tërheqja ushtarake, të gjithë u përqëndruan te tërheqja, duke ndërprerë edhe mbështetjen ajrore për ushtrinë afgane: ishte e qartë se ushtria lokale nuk kishte mbështetjen e nevojshme për të kundërshtuar talebanët, të cilët përfituan nga kjo. Talebanët kishin një strategji të mirë: nga njëra anë, ata pretenduan të negocionin në Doha dhe nën administratën Trump arritën qëllimin që trupat amerikane të tërhiqeshin deri më 1 maj. Pastaj ata filluan të planifikojnë operacionin dhe u armatosën paraprakisht për në Afganistan, duke frikësuar dhe korruptuar ushtrinë afgane dhe për pak ditë, duke pushtuar një duzinë kryeqytetesh provinciale. Ata kishin një plan dhe inteligjencë që ne nuk e kishim.
A ka vende që i ndihmojnë ata në strategji?
Nuk kam dyshim se Pakistani i ndihmoi ata.
Duket se prej muajsh, zyrtarët e inteligjencës kanë vazhduar të bëjnë krahasime midis ushtrive afgane dhe vietnameze të jugut. U deshën dy vjet që kjo e fundit të shembet pas tërheqjes së SHBA-ve. Optimistët menduan se afganët mund të zgjasin dy vjet.
Unë mendoj se është gjithmonë e rrezikshme të bësh krahasime historike, sepse ato bazohen në rrethana të ndryshme.
Ju keni qenë kreu i CIA-s gjatë operacionit që vrau Osama Bin Ladenin. Nëse inteligjenca amerikane ka dështuar të parashikojë rënien e Kabulit, si mund të parashikojë kërcënimet terroriste në të ardhmen?
Aftësia jonë për të kryer operacionin e Bin Laden, varej nga inteligjenca e shkëlqyer dhe aftësia jonë për të kryer operacione efektive ushtarake, jo vetëm në Afganistan, por edhe në Pakistan. Lufta kundër terrorizmit në këtë vend është bazuar historikisht në burime të mira në terren: afganët dhe amerikanët që gjejnë objektiva, forcat tona speciale në gjendje të marrin helikopterët dhe të ndjekin objektivin, duke u mbështetur në bashkëpunimin me afganët. Problemi me talebanët, është se ato aftësi janë zhdukur. Do të jetë shumë më e vështirë t’i bësh ata të godasin Al Kaedën ose të ndërhyjnë në vend me helikopterë ose dronë. Do të jetë më e vështirë të përdoren këto burime nga jashtë Afganistanit, do të zgjasë më shumë dhe objektivat do të zhduken shumë shpejt. Së fundi, ne nuk kemi partnerë afganë që të na ndihmojnë. Prandaj do të jetë më e vështirë të parandalohen këto grupe terroriste nga reformimi ose zhvillimi i planeve që mund të kthehen në sulme jashtë vendit. Ne do të paguajmë një çmim: Afganistani mund të bëhet një vend i sigurt për terroristët.
Biden argumenton se misionet në distancë “mbi horizont” do të jenë të mundshme. Nga se përbëhen ato?
Djali im është në Komisionin e Forcave të Armatosura në Kongres dhe ata ende nuk kanë marrë një njoftim për zbatimin e atij plani. Ata ende nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë bazat aty pranë dhe ta zhvillojnë atë.
Ju bëtë një krahasim midis Kabulit dhe Gjirit të Derrave.
Po i referohesha mënyrës se si Kennedy trajtoi përpjekjen katastrofike për të pushtuar Kubën: një plan i ideuar nga CIA që u shndërrua në një katastrofë. Presidenti Kennedy meriton merita për mos fajësimin e CIA-s apo ushtrisë kur foli me kombin. Ai mori përgjegjësinë e plotë për atë që kishte ndodhur. Dhe ishte një shembull i shkëlqyeshëm se si presidentët duhet të trajtojnë vendimet dhe gabimet.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje