Bota

Maqedonia e Veriut regjistron 24 viktima dhe 1.074 të infektuar me Covid-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 24 të viktima me Covid-19, një shifër rekord që nga paraqitja e valës së re të infektimeve në dy muajt e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë regjistruar në Shkup (6), Kumanovë (5), Tetovë (4), Kërçovë (3), Gostivar (2) dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Strumicës dhe Valandovës.

Sa i përket të infektuarve, nga 4.982 teste të kryera janë regjistruar 1.074 të infektuar me koronavirusin e ri, apo 14.2 për qind nga numri i të testuarve.

Më shumë raste janë shënuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strumicë.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani jan ë regjistruar 166 mijë raste me Covid-19, prej të cilëve, 5.632 persona kanë vdekur. Vendi fqinj ka 9417 raste aktiv.

Ministria e Shëndetësisë, në një raport të publikuar për dy javët e fundit, ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë infektuar me COVID-19 9.881 qytetarë, nga të cilët, 1.507 ishin të vaksinuar me nga dy doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë