Greqia tha se ka përfunduar zgjerimin e një muri (ekzistues) prej 40 kilometrash në kufirin e saj me Turqinë dhe ka instaluar një sistem mbikëqyrjeje për të parandaluar këdo emigrant nga Afganistani për azil të mundshëm në Evropë pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
Përparimi i talebanëve javën e kaluar ka ngjallur frikën se Evropa mund të përballet me një krizë emigrimi të ngjashme me atë të do viteve me parë.
Ministri i mbrojtjes së Greqisë, Michalis Chrisochoidis, tha se vendi kishte ndërmarrë veprime konkrete për të ndaluar përsëritjen e skenave si gjashtë vjet më parë. Një gardh prej gati tetë kilometrash tashmë ishte ngritur.
“Ne nuk mund të presim, duke qëndruar pasiv” tha Chrisochoidis. “Kufijtë tanë do të mbeten të sigurt dhe të pacenueshëm.”
Qeveria greke tha javën e kaluar se nuk do të lejonte refugjatët të kalonin në Evropë dhe do t’i kthente njerëzit mbrapsht. “Vendi ynë nuk do të jetë një portë drejt Evropës për emigrantët ilegalë afganë,” tha ministri i migrimit, Notis Mitarachi, përmes një deklarate.
Më shumë se 1 milion njerëz që i shpëtuan luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE në 2015 – përfshirë edhe anijet mbi Detin Egje.
Rreth 60,000 qëndruan në Greqi ndërsa më shumë udhëtuan drejt veriut në vende të tjera.
Turqia arriti një marrëveshje në 2016 për të frenuar fluksin e emigrantëve në këmbim të mbështetjes financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje