Protestues kundër izolimit si pasojë e COVID19 u përleshën dhunshëm me policinë ndërsa mijëra njerëz të maskuar marshuan nëpër rrugët e Melburnit të shtunën në Australi.
Policia njoftoi se kishte arrestuar 218 persona dhe gjashtë oficerë u shtruan në spital gjatë përplasjeve me protestuesit
Policia tha në një deklaratë se shumica e rreth 4,000 protestuesve që u lëshuan në rrugë kishin dalë për të bërë dhunë
Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë protestues që brohorasin, por hedhin edhe objekte ndaj oficerëve të policisë
Thousands of protesters in Melbourne. @theage pic.twitter.com/wgaYUyDZgW
— Rachael Dexter (@rachael_dexter) August 21, 2021
Protestat në Melburn u zhvilluan pasi kryeministri Daniel Andreës, njoftoi një izolim të ri në Melburn pasi u regjistruan 77 raste të reja të COVID19 të shtunën.

Më shumë se 700 oficerë shtesë të policisë u angazhuan për të kontrolluar protestën.
Policia tha se ata kishin përdorur përkatës me piper për të shpërndarë turmën.
Secili nga protestuesit e arrestuar do të gjobitet me 5,452 dollarë për shkelje të rregullave të shëndetit publik.
Policia lëshoi gjithashtu 236 gjoba shtesë dhe tha se tre persona pritet të përballen me akuza për sulmin ndaj policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje