Ne rrjet

Fluturimet e fundit në Kabul, çfarë do të ndodhë pas 31 gushtit?

Britania i ka bërë thirrje Presidentit amerikan Joe Biden të shtyjë afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga aeroporti i Kabulit në mënyrë që të ndihmojë transportin ajror të të paktën 6000 qytetarëve britanikë dhe vendasve. Por nëse kjo nuk realizohet të paktën 2000 afganë mund të mos jenë në gjendje të largohen nga aeroporti “Hamid Karzai”.

Lexo edhe: Gra dhe fëmijë, video tronditëse nga tragjedia afgane, kaos në aeroportin e Kabulit

Nëse nuk do të ketë një tërheqje nga SHBA për të shtyrë afatin e largimit të trupave, fluturimi i fundit i arratisjes nga Kabuli mund të jetë të martën e ardhshme që është data 31 gusht. Megjithatë, asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë.

Ekziston rreziku që mijëra të lihen pas. Deri më sot, 12000 shtetas të huaj dhe afganë që punojnë për ambasadat dhe grupet e ndihmës ndërkombëtare janë evakuuar nga Kabuli, ndërsa 12 civilë janë vrarë në aeroportin e kryeqytetit afgan.

NATO i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të mos tërhiqte trupat në Kabul dhe të qëndronte në aeroport në mënyrë që sa më shumë civilë të largoheshin.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg theksoi se “Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se afati është 31 gusht, por disa nga aleatët tanë kanë ngritur nevojën për një zgjatje të mundshme në mënyrë që më shumë njerëz të largohen”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Afganistani po përballet me një “katastrofë humanitare” që përfshin urinë, të pastrehët dhe kolapsin ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare përpara tërheqjes nga SHBA.

Ushtria britanike tha të dielën në mëngjes se shtatë civilë afganë ishin vrarë në përplasjet e turmave rreth aeroportit ndërkombëtar të Kabulit ku “kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese”. Me zemërimin në rritje mbi përpjekjet kaotike të evakuimit të Britanisë, një takim i udhëheqësve të G7 është planifikuar me nxitim për në fillim të kësaj jave. Figura të larta në Kabul paralajmëruan se kaosi po kombinohet me thatësirën, zhvendosjet e mëdha të njerëzve dhe paralizën ekonomike për të krijuar një fatkeqësi që kërkon veprim të menjëhershëm ndërkombëtar.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, i tha Observer se ndërveprimi i shpejtë ishte kritike. “Përndryshe, kjo situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare,” tha ajo. “Ne duhet të cojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Njerëzit nuk kanë asgjë. Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora. “

Një nga udhëheqësit kryesorë të talebanëve, bashkëthemeluesi Mullah Abdul Ghani Baradar, mbërriti në Kabul për bisedime me udhëheqësit politikë afganë, përfshirë ish-presidentin Hamid Karzai, duke e çuar grupin më pranë formimit të një qeverie, një javë pas kapjes së Kabulit.

Ndërsa disa udhëheqës talebanë kanë premtuar një qeveri gjithëpërfshirëse dhe kanë mbajtur në detyrë figura si ministri i shëndetësisë dhe kryebashkiaku i Kabulit, një figurë e lartë ka përjashtuar çdo formë të demokracisë. Takimet vijnë mes kaosit të vazhdueshëm dhe gjakderdhjes në aeroportin e Kabulit. Shumë njerëz me lidhje me forcat e huaja dhe organizatat perëndimore nuk u besojnë premtimeve të talibanëve për amnisti.

Përpjekja e trazuar e evakuimit u ndërlikua më tej dje kur ambasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj që të qëndrojnë larg portave të aeroportit për shkak të kërcënimeve të sigurisë. Zyrtarët amerikanë thanë se rreziku më serioz ishte një sulm nga grup rajonal i ISIS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë