Bota

Uraganët në Meksikë dhe SHBA shkaktojnë të paktën 20 të vdekur (Foto)

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga kalimi i uraganit ‘Grace’ në shtetin meksikan të Veracruz, është rritur në të paktën nëntë persona, ndërsa numri i të zhdukurve mbetet në tre.

Kjo u njoftua nga guvernatori i shtetit, Cuitláhuac García Jiménez. Ndërkohë, puna e ekipeve të shpëtimit vazhdon, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme mbetet ende në fuqi. Jiménez ftoi popullsinë të strehohet në zonat më të larta.

Shtatë prej viktimave i përkisnin të njëjtës familje dhe u groposën në shtëpinë e tyre nga rrëshqitjet e dheut në qytetin e Poca-Rikës.

Rrugët e qyteteve të tjera u mbytën nga balta dhe shumë banesa të rajonit mbetën pa energji elektrike, përpara se uragani ta humbte fuqinë me të hyrë në brendësi të Meksikës.

Ndërkohë, tetë viktima të tjera u raportuan edhe në Amerikë, në shtetin juglindor të Tenesit. Shkak u bënë përmbytjet të cilat kanë lënë disa të zhdukur në qytezën Hamfri nga reshjet që arritën lartësinë 43 cm në 24 orë.

Edhe në brigjet verilindore të Amerikës, banorët u përgatitën prej rrezikut nga uragani ‘Henri’. Goditjen më të fortë pritet ta marrin të dielën ishujt në shtetin e Nju-Jorkut, shteti i Konektikatit dhe i Masaçusetsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë