Bota

Talebanët nisin hakmarrjen, rrëmbejnë fëmijët e luftëtarëve të rezistencës

Talebanët dyshohet se po rrëmbejnë fëmijët e funksionarëve që marrin pjesë në rezistencën e organizuar kundër tyre në male dhe lugina në veri të Kabulit.

Kjo është ajo që raportojnë katër zyrtarë. Khair Mohammad Khairkhwa, ish-shefi i inteligjencës në krahinën Balkh, Abdul Ahmad Dadgar, një udhëheqës tjetër i kryengritjes dhe dy zyrtarë të tjerë anonimë, thonë se luftëtarët sulmuan shtëpitë, duke i djegur ato, ndërsa i merrnin fëmijët me vete si pengje.

Në veri të kryeqytetit, një rezistencë e organizuar po lufton nën flamurin e “Revoltës Popullore”. Dhe pikërisht kundër këtyre rezistencave, sipas zyrtarëve, “hakmarrja” e talibanëve sapo ka nisur.

Rezistenca në malet dhe luginat në veri të Kabulit, ka bërë që një grup luftëtarësh anti-talebanë të marrin kontrollin e disa rretheve rurale.

Luftimet shpërthyen në provincën Baghlan, rreth 120 kilometra në veri të Kabulit: forcat e organizuara nën flamurin e “Revoltës së Popullit” morën nën kontroll tre rrethe rreth Luginës Andarab, të vendosura në vargmalin e afërt Hindu Kush. Al Panshir, provinca e vetme, ende nuk është nën kontrollin e talebanëve.

Detajet e luftimeve mbeten të pasigurta, por kjo është rezistenca e parë e organizuar që ngrihet kundër talebanëve, pasi goditja e tyre në vend, në më pak se një javë, i lejoi ata të marrin kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit dhe të arrijnë në kryeqytet.

Të dielën, talebanët vendosën luftëtarë për të nisur një ofensivë të mundshme në atë zonë: ata postuan një video në internet, ku shfaqen luftëtarët, përfshirë forcat e tyre speciale, duke u përgatitur për të udhëtuar në zonë, ndoshta për të luftuar kundër forcave të “Revoltës Popullore”.

Nga ana tjetër, talebanët kanë akuzuar SHBA-të dhe aleatët për kaosin në aeroportin e Kabulit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ata thonë se situate e shkaktuar ka ardhur si pasojë e premtimeve të amerikanëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë