Në një letër të dërguar në maj 2010, themeluesi i Al Kaedës, Osama Bin Laden, paralajmëroi anëtarët e lëvizjes që të mos sulmojnë ose shënjestrojnë presidentin aktual amerikan Joe Biden, zëvendës i Obamës në atë kohë, sepse në rast se do të bëhej pasardhës i tij, ai do të ishte “krejtësisht i papërgatitur për të përmbushur atë rol dhe do ta çonte kombin amerikan në një gjendje krize”. Dokumenti u bë publik nga Qendra për Luftën kundër Terrorizmit.
Në 49 faqet e dërguara nga Bin Laden dhe drejtuar pasardhësit të terroristit Mustafa Abu’l-Yazid, me rastin e vdekjes së këtij të fundit, ishin përcaktuar si shënjestër, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe ish-kreu i CIA-s, David Petraus.
Në një pasazh që lidhet me vizitat e përfaqësuesve amerikanë në Afganistan dhe Pakistan, atyre iu kërkua shprehimisht, “të mos godisnin vizitat e nënpresidentit Biden”, sepse ata ishin të bindur se “duke vrarë Obamën, Amerika do të kishte zgjedhur Biden për pjesën e mbetur” të mandatit presidencial, duke zbuluar kështu paaftësinë e tij dhe duke ndryshuar rrjedhën e luftës.
Letra u publikua nga West Point Combating Terrorism Center (Ctc), një institucion akademik nën udhëheqjen e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
CTC merret me kërkime dhe analiza politike në fusha të tilla, si kundër-terrorizmi, siguria e brendshme dhe konfliktet ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje