Politike

Nënshkruhet me SHBA marrëveshja që dekurajon vjedhjen e objekteve kulturore shqiptare

Shqipëria dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje për mbrojtjen e pronësisë kulturore.

Memorandumi i Mirëkuptimit u firmos nga ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Kulturore, Matthew Lussenhop.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, marrëveshja është shembulli më i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA dhe do të luftojë trafikimin e pronësisë kulturore dhe mbrojë trashëgiminë.

Marrëveshja lejon SHBA që të vendosë kufizime te disa kategori të objekteve kulturore shqiptare, duke reduktuar dhe dekurajuar grabitjen e zonave arkeologjike dhe trafikimin e objekteve të tyre. Marrëveshja u mundëson gjithashtu organeve ligjzbatuese amerikane që t’u kthejnë autoriteteve shqptare objektet e trafikuara.

Marrëveshja u negociua nga Departamenti i Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë