Starti i kampionatit të ri është premtues për Milanin. Skuadra e trajnerit Stefano Pioli ka fituar ndeshjen e parë të tij, duke kaluar me sukses transfertën me Sampdorian, falë një goli të Brahim Diaz.
Spanjolli realizoi pas 9 minutash lojë, pas një pasimi të Kalabrias nga e djathta, por edhe i ndihmuar nga portieri Audero, që nuk arriti ta ndalte gjuajtjen e tij qendrore dhe jo shumë të fortë. Në vazhdim Sampdoria pati raste për të barazuar, por edhe Milani i kishte shanset për të dyfishuar. Gjithsesi, gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja u mbyll 0-1.
Kuqezinjtë marrin kështu 3 pikë të rëndësishme në start, që i japin skuadrës me tepër moral për sezonin që sapo ka nisur. Nga minuta e parë luajtën dy nga blerjet e verës, Maignan dhe Zhiru, ndërsa Florenci, një nga përforcimet e fundit, u aktivizua në pjesën e dytë. Në radhët e Milanit mungonin Ibrahimoviç dhe Kesi.
Me këtë fitore Milani u bashkohet Interit, Romës, Lacios, Napolit, Bolonjës, Sasuolos dhe Atalantës, që e nisën kampionatin me 3 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje