Politike

Rama: Nuk barazova Dua Lipan me Goran Bregoviç!

Komenti i një dite më parë i Kryeministrit Edi Rama, që akuzonte se kritikuesit e koncertit të këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Korçë për qëndrime të pabaza, mesjetare e fashiste e vuri kreun e Qeverisë përballë kundërakuzave që thonin se po krahasonte Dua Lipën me Bregoviçin.

Këtyre akuzave Rama iu përgjigj me një koment të shkurtër, ku thotë se fjalët e tij po deformohen qëllimisht.

“Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!”, thotë ai.

Rama këmbëngul se kjo është “histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë