Futboll

Stadiumet bosh, 2.5 miliardë euro humbje në 5 kampionatet më të fortë në Europë

Mbyllja e stadiumeve për të frenuar shpërndarjen e koronavirusit ka sjellë humbje të mëdha për klubet e 5 kampionateve më të fortë në Europë, duke i privuar ata nga mbi 2.5 miliardë euro të ardhura. Ky është përfundimi i një studimi të KPMG.

Nga pranvera e 2020-ës kompeticionet u ndërprenë për një periudhë dhe më pas rifilluan me stadiume të boshatisura, duke e reduktuar në 27% numrin e ndeshjeve me publik për sezonin 2019/2020 në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë. Dhe kjo situatë ka shkaktuar një rënie drastike të të ardhurave për ditët e ndeshjeve (të ardhura që sigurohen nga shitja e biletave, sponsorët, kateringu etj.).

Stadiumi i Bajern Mynih. Gazeta Si, 24 gusht 2021

Efekti ka qenë më i fortë në Bundesligë, kampionati me mesataren më të lartë të spektatorëve për ndeshje në botë (42.000), me 157 milionë euro humbje për 18 klube, kurse Ligue 1, që ka një mesatare prej 23.000 spektatorësh për ndeshje, ka hambur tri herë më pak, 48 milionë euro.

Në nivel klubesh, më të dëmtuarit kanë qenë Barcelona dhe Real Madrid, me humbje përkatësisht 39 dhe 35 milionë euro. Për pasojë, të ardhurat e tyre kanë qenë 136 dhe 120 milionë euro.

Sezoni 2020/2021 është zhvilluar thuajse komplet me dyer të mbyllura në 5 kampionatet në fjalë dhe KPMG ka vlerësuar se humbja kalon shifrën e 2 miliardë eurove. Kjo kompani e specializuar në këtë fushë i druhet faktit se sezoni që sapo ka nisur do të sjellë një rikuperim të lehtë të këtyre humbjeve. Gjithçka ndryshon sipas vendit, me Anglinë që lejon mbushjen me kapacitet të plotë të stadiumeve, Spanja lejon vetëm 40% dhe Italia 50%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë