Pas Edin Xhekos, Interi ka siguruar edhe Joakuin Korrean. Pas një dite bisedimesh të gjata, distanca mes Lacios dhe Interit është shkurtuar dhe palët kanë gjetur akordin, ndërsa kontrata do të firmoset sot. Klubi zikaltër do të derdhë në arkën e Lacios 31 milionë euro në total, të ndara në 5 milionë për huazimin dhe 25 milionë për blerjen e detyrueshme, plus 1 milion bonus.
Trajneri Simone Inzagi është më i qetë tashmë. Ai rigjen “Tucu”-n tek Interi, pas 3 sezonesh së bashku te Lacio. Vendimtare për këtë marrëveshje ishte biseda mes drejtuesve të Interit me agjentin e Korreas, Alesandro Luçi. Gjithashtu, edhe ulja e çmimit nga Tare dhe Lotito, nga 40 milionë në 35 dhe pastaj në 31, pati rol kyç në këtë transferim.
Nuk ka asnjë problem në lidhje me akordin mes Interit dhe lojtarit. Marrëveshja mes tyre ishte arritur më parë për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila argjentinasi do të përfitojë 3.5 milionë euro neto në sezon.
Alternativa të tjera për Interin ishin edhe Markus Turam dhe Andrea Beloti. Në anën tjetër, Tare do t’i investojë milionat e Interit për të kompletuar sulmin, duke blerë njërin mes Kostiç të Eintraht Frankfurtit dhe Brandt të Borusia Dortmund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje