Politike

Ardhja e refugjatëve afganë, Soreca takim me Xhaçkën dhe Çuçin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar takim me ministrat e mbrojtjes dhe të brendshëm, Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi këtë të mërkurë lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.

Përmes një postimi në Tëitter, Soreca shkruan se BE ka shprehur mirënjohjen ndaj vendit tonë për gatishmërinë e shprehur për strehimin e afganëve.

Ai shkruan se të dy ministrat e informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur.

“Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet”, shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë