Impakt i menjëhershëm pozitiv me fanellën e skuadrës së re për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar 2 gola në ndeshjen e parë me Southemptonin. Ai ishte titullar ndaj Njuportit në transfertë, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të EFL Cup, që u mbyll me fitoren e thellë të “shenjtorëve”, 0-8.
Broja realizoi golin e parë të ndeshjes vetëm pas 9 minutësh, ndërsa në fillim të pjesës së dytë shënoi golin e dytë përsonal dhe të 6-in e ndeshjes. Pak minuta më pas futbollisti kuqezi u zëvendësua. Duhet theksuar se në këtë ndeshje ai luajti si mesfushor i djathtë. Sulmuesi shqiptar nuk ka luajtur ende në Premier Ligë me Southemptonin, ku kaloi në formë huazimi nga Çelsi.

Gjithsesi, forma sportive e Armando Brojës në prag të ndeshjeve të Kombëtares është e mirë dhe këtë e vërtetojnë edhe dy golat e sotëm. Përveç tij, edhe Cikalleshi dhe Manaj janë në formë shumë të mirë dhe kjo është shumë pozitive para sfidave vendimtare me Poloninë dhe Hungarinë në shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje