Bota

Franca e para që ndalon evakuimet nga Afganistani

Franca ka vendosur të ndalojë evakuimet nga aeroporti i Kabulit të premten, duke u bërë kështu fuqia e parë perëndimore që tërhiqet zyrtarisht nga Afganistani.

Kryeministri francez thotë se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje të evakuojë njerëzit nga aeroporti pas mbrëmjes të së premtes.

Njoftimi nga Jean Castex vjen sot ndërsa SHBA dhe aleatët perëndimorë përballen me një afatin e 31 gusht për t’u tërhequr nga Afganistani. Mijëra janë përpjekur të largohen nga marrja e Afganistanit nga talebanët, shumë përmes aeroportit ndërkombëtar të Kabulit. Më shumë se 2,000 afganë dhe njëqind francezë janë evakuuar nga  Franca që nga fillimi i operacionit javën e kaluar.

Vendimi vjen pas paralajmërimet e reja dolën nga kryeqytetet perëndimore në lidhje me një sulm të mundshëm terrorist nga një organizate e lidhur me Shtetin Islamik në Afganistan. Tashmë, aeroplanët me të evakuuar që largohen nga aeroporti i Kabulit shoqërohen nga avionë ushtarak deri në dalje të Afganistanit, nga frika e goditjes me raketa, pasi trupat afgane braktisën armët dhe pajisjet ushtarake në të gjithë vendin.

Ministri i Forcave të Armatosura Britanike James Heappey i tha BBC të enjten se kishte “raporte shumë, shumë të besueshëm të një sulmi të afërt” terrorist në aeroport, ndoshta brenda “orëve”.

Heappey pranoi se njerëzit janë të dëshpëruar për t’u larguar por tha se kërcënimi i një sulmi terrorist është vërtet shumë i besueshëm.

“Ne do të bëjmë çmos për të mbrojtur ata që janë atje,” tha ai. “Por nuk ka asnjë garanci se do të mund t’i largojmë të gjithë.”

Përveç një sulmi me raketa, trupat perëndimore kanë qenë të shqetësuar edhe për turmat e pakontrolluara jashtë aeroportit. Duke qene se kontrolli i tyre është i vështirë, është shumë e lehtë që dikush që mban një bombë të futen të aeroport.

Kryeministri Castex thotë se Franca duet të përfundojë operacionet e evakuimet para tërheqjes së trupave amerikane të 31 gushtit.

Ndërkohë, ministri danez i mbrojtjes Trine Bramsen paralajmëroi se tani për tani nuk është më e sigurt të fluturosh brenda ose jashtë Kabulit.” Fluturimi i fundit i Danimarkës, me 90 persona plus ushtarë dhe diplomatë, tashmë ishte larguar nga Kabuli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë