Krijuesit e kriptovalutave apo të njerëzve që merren me to, që pretendojnë se po përpiqen të edukojnë konsumatorët thonë se përmbajtja e tyre po censurohet dhe hiqet në komunitetin e Tik Tok.
TikTok kohët e fundit krijoi një sistem që heq automatikisht përmbajtjen që shkel udhëzimet e komunitetit.
Shumë krijues tani po konsiderojnë një kalim në Instagram, Twitter, YouTube dhe Discord nëse TikTok vazhdon të heqë postimet e lidhura me kripton.
CNBC foli me 11 krijues të kriptovalutave për këtë histori të cilët thonë se kanë postuar video edukative mbi kripton, por përmbajtja e tyre po hiqet përgjithmonë nga rrjeti pa shpjegime.
Disa thanë se llogaritë e tyre gjithashtu po pezullohen më shpesh. Shumica e tyre me të cilët foli CNBC thanë se nuk janë paguar për të promovuar ndonjë përmbajtje kripto në Tik Tok në javët e fundit, dhe se shikimet e videove dhe ndjekësit e rinj janë zvogëluar që nga korriku.
Tik Tok nuk pranoi të fliste për këtë situatë, por udhëzon përdoruesit të njihen me rregullat e komunitetit pa specifikuar se çfarë rregullash po shkelin.
“Çështja e vërtetë nuk janë reklamat”,- tha një reklamues i kriptomonedhës- “por fakti që ne japim mësime shumë të mira lidhur me kriptot.”
Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje