Rusia raportoi numrin e saj të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, deri të enjten 26 gusht: 820 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, një më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në 14 gusht.
Në numrin e përgjithshëm, që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, Rusia renditet e gjashta në nivel global – dhe e para në Evropë – me 179,243 vdekje për shkak të Covid-19.
Sipas agjencisë statistikore të Moskës, 531,000 viktima janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë, një shenjë se numri i Rusisë mund të jetë edhe më i lartë.
Viktimat janë në rritje, shpjegon gazeta “Moscoë Times”, edhe pse infeksionet janë në rënie dhe autoritetet kanë filluar të eliminojnë kufizimet e vendosura gjatë sezonit të verës. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 19,630 raste të reja, nga 28 mijë në mes të korrikut, duke e çuar totalin në 6.8 milionë, i katërti në botë.
Rritja e viktimave, shkruan gazeta moskovite në versionin e saj anglisht, ka ndodhur për shkak të skepticizmit të vaksinimit nga ana e popullatës, pavarësisht faktit se në shumë rajone kërkesa e detyrueshme është futur të paktën për disa kategori.
Të mërkurën, Rusia administroi më pak se 500,000 doza për herë të parë në dy muaj dhe numri i të vaksinuarve të rinj vazhdon të bjerë sipas të dhënave të disponueshme.
Në total, vetëm 43 milionë rusë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 29 për qind e popullsisë, ndërsa 35.5 milionë – 24 për qind – gjithashtu morën dozën e dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje