Është hedhur pak më parë në Stamboll shorti për fazën në grupe të Ligës së Kampionëve. Dhe goglat, ashtu siç edhe pritej, duke pasur parasysh ndarjen e skuadrave në vazo, kanë sjellë shumë sfida interesante në këto 8 grupe.
Milani, që kthehet në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh pas 7 vitesh, ka rënë në grupin B, ku gjen Liverpulin e kujtimeve të hidhura dhe të bukura, Atletiko Madridin dhe Porton. Një grup i vërtetë ferri për kuqezinjtë. Interi, që bën pjesë në Grupin D, ndeshet sërish me Real Madridin, por edhe me dy skuadra të lehta si Shakhtari dhe Sherif Tiraspoli.

Interesant është Grupi A, ku ndeshen dy skuadrat që po çorodisin merkaton e futbollit me fuqinë e tyre ekonomike, Mançester Siti dhe PSG. Bashkë me to janë edhe Lajpcigu dhe Klub Bryzhi.
Në të njëjtin grup, në Grupin E, kanë rënë dy superfuqi të futbollit europian si Bajern Mynih dhe Barcelona, kurse Juventusi bën pjesë në Grupin H me Çelsin. Atalanta e Berat Gjimshitit do të sfidojë Mançester Junajtid në Grupin F.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje