Politike

Yuri Kim falënderon Shqipërinë për afganët: Krenarë t’ju quajmë miq dhe aleat

Në Rinas, për të pritur grupin e parë prej 121 afganësh të mbërritur nga Kabuli, ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka falënderuar Shqipërinë për vendimin e strehimit të tyre.

Kim shkruan se Shqipëria i ofroi edhe një herë mikpritje dhe mbrojtje njerëzve që kanë nevojë më të madhe.

“Ministrja Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe, – shprehet ambasadorja. – Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, – përfundon Yuri Kim në Twitter.

Gjithsej 121 afganë kanë mbërritur në Shqipëri pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. Mes tyre ka fëmijë dhe gra, por edhe të moshuar.

Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, deri në largimin e tyre përfundimisht drejt SHBA-ve


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë