Policia e Malit të Zi ka njoftuar të premten se ka konfiskuar mbi një tonelatë kokainë, sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë vendin fqinj. Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1 205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.
Ashtu si edhe konfiskimet e sasive të ngjashme të kokainës në vendin tonë, droga ishte fshehur në një kontenier me banane. Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit të Podgoricës.
Sipas mediave malazeze, policia ndodhi një strategji të veçantë për të shkuar të porositësit e drogës. Pasi e konstatuan sasinë e madhe të drogës, policia bashkë me punonjësit e doganës bënë “një sy qorr” duke e lënë kontejnerin të dalë normalishtnga porti. Madje, kontejneri u fut edhe në skaner dhe drejtuesit të kamionit iu dha certifikata se gjithçka ishte e pastër.
Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit në kamionin me targa PG-353GA për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve. Gjatë ndjekjes, kamioni u ndal fshatin Mojanoviçi në Zeta ku edhe u arrestuan dy persona.
“Droga u gjet në një kontejner me banana dhe u arrestuan dy persona”, shkroi më pas në Tëitter Drejtoria e Policisë së Malit të zi, e cila pasi e peshoi konstatoi se bëhej fjalë pikërisht për 1 205 kilogram kokainë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe.
Pas kapjes së kësaj sasie të madhe droge, policia malazeze kreu disa operacione kërkimi në zona të ndryshme të vendit duke sekuestruar edhe atje drogë e armë.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i kapur nga krim”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq
“Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thekson ndër të tjera zëvëndëskryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje