Në Stamboll është hedhur sot edhe shorti për fazën në grupe të Ligës së Europës, ku marrin pjesë edhe disa nga futbollistët e Kombëtares me skuadrat e tyre. Ishte një short që ka dhuruar grupe shumë të forta në kompeticionin e dytë europian të klubeve për nga rëndësia.
Lacio e Igli Tares, Tomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt ka rënë në grupin E, ku kundërshtarët janë vërtet të fortë: Lokomotiva e Moskës, Olimpiku i Marsejës dhe Gallatasaraji. Nuk do të jetë aspak e lehtë që skuadra e kuqezinjve të kualifikohet.

Një grup shumë i vështirë edhe ai i Legias së Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës. Skuadra polake do të sfidojë në Grupin C Napolin e Rrahmanit, Leiçesterin dhe Spartakun e Moskës. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit ka rënë në Grupin G, bashkë me Selltikun, Bajer Leverkusenin dhe Betisin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje