Sipas Ministrit të Shëndetësisë të Danimarkës, “virusi Covid 19 nuk konsiderohet më një kërcënim për shoqërinë daneze”. Për këtë arsye, qeveria e Kopenhagenit do të heqë kufizimet kundër pandemisë, duke filluar nga 10 shtatori.
Një rezultat i mundshëm, sepse qytetarët që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit në shtetin nordik, janë 70% e popullsisë së përgjithshme.
Në shënim, ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke e quajti shkallën e imunizimit si një thyerje “rekordi”, duke shtuar se “epidemia aktualisht është nën kontroll”. Një vendim që, megjithatë, nuk duhet të ngatërrohet me një shpëtim nga rreziku.
“Ne nuk kemi dalë nga pandemia”, thekson politikani danez, “dhe qeveria nuk do të hezitojë të veprojë shpejt nëse kërcënimi minon edhe një herë funksionet thelbësore të shoqërisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje