Ka ndryshuar papritur drejtimi i erës për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, i cili është rikthyer te Mançester Junajtid, ekipit që e lançoi në futbollin e madh. Klubi anglez sapo e ka zyrtarizuar rikthimin e tij. Pak pas mesdite, Mançester Siti bëri me dije se ishte tërhequr nga gara për të blerë portugezin dhe Junajtid u hodh menjëherë në sulm.
Mançester Junajtid bëri një ofertë më të mirë ekonomike dhe mbylli me shpejtësi marrëveshjen me Ronaldon. Lojtarit i është ofruar një kontratë dyvjeçare, ndërsa Juventusi pritet të përfitojë 28 milionë euro. Siti i ofronte portugezit vetëm një vit kontratë dhe Juventusit 25 milionë euro, kështu që tani lojtari do të riveshë fanellën e “Djajve të kuq”.

Për ta bindur, Junajtid futi në lojë si “ambasador” edhe Bruno Fernandesin. Sot paradite Ronaldo u largua nga Torino, pasi takoi më parë shokët e skuadrës te Juventusi. Trajneri Alegri konfirmoi se lojtari i kishte komunikuar vendimin e tij për t’u larguar nga skuadra.
Ronaldo ka luajtur 6 sezone te Mançester Junajtid, konkretisht nga sezoni 2003 deri në sezonin 2009. Më pas kaloi te Real Madridi në Spanjë, ku fitoi gjithçka, dhe pastaj te Juventusi në Itali. Tani rikthehet pas 12 vitesh në Premier League.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje