Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm me dron kundër një anëtari të Shtetit Islamik në Afganistan të shtunën mbrëma, ndërsa transporti ajror i atyre i afganëve që kanë ndihmuar NATO-n është në fazat e tij të fundit. Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmërojnë për sulme të reja terroriste ndërkohë që forcat talebane po përgatitetn për të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit.
Trupat amerikane që mbikëqyrin evakuimin janë detyruar të kenë një bashkëpunim më të ngushtë të sigurisë me talebanët për të parandaluar çdo përsëritje të një sulmit kamikaz që vrau më shumë se 120 afganë dhe marinsa amerikane.
Sulmi u mor përsipër nga një degë rajonale e Shtetit Islamik, e njohur si Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP) dhe Pentagoni njoftoi se kishte kryer një sulm me dron kundër një grupi xhihadist në Afganistanin lindor.
“Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Nuk jemi në dijeni për viktima civile ”, tha ushtria amerikane në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë tha se ditët e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të rrezikshmet pasi evakuimet vazhdojnë përpara afatit të afërt për tërheqjen e forcave amerikane.
Pak para se të bëheshin publike detajet e sulmit ajror kundër Shtetit Islamik, ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim të ri mbi kërcënimet e sigurisë në aeroport dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në porta që të “largohen menjëherë”.
Zëdhënësi I Pentagonit John Kirby ka thënë po ashtu se SHBA përballet me kërcënime terroriste, të besueshme” kundër aeroportit.
“Ne jemi të përgatitur,” u tha Kirby gazetarëve në Uashington. “Ne po i monitorojmë këto kërcënime shumë konkretisht, praktikisht në kohë reale.”
Forcat amerikane dhe aleatët janë në një garë kundër kohës për të përfunduar evakuimet e qytetarëve të tyre dhe afganëve që i kanë ndihmuar, deri në afatin e së martës të caktuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Pentagoni tha se SHBA ka evakuuar rreth 111,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit. Shumë njerëz janë mbledhur jashtë aeroportit për t’u përpjekur të nisen fluturimet e evakuimit që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht, megjithëse të premten, rojet talebane ndaluan njerëzit të afroheshin.
Filiali i Shtetit Islamik që mori përgjegjësinë është një armik i talebanëve islamikë si dhe perëndimit. Pentagoni tha se sulmi i së enjtes u krye nga një sulmues kamikaz në portën e aeroportit, jo dy siç kishte deklaruar më parë.
Biden tha më herët se ai kishte urdhëruar Pentagonin të planifikonte se si të godiste ISKP. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se sulmi me dron ishte kundër një militanti të Shtetit Islamik që planifikonte të tjera sulme.
Një dron, i cili u ngrit nga Lindja e Mesme, goditi militantin ndërsa ai ishte në një makinë me një bashkëpunëtor të Shtetit Islamik, tha zyrtari. Të dy besohet se janë vrarë, shtoi zyrtari.
Një komandant i lartë taleban tha se disa anëtarë të ISKP ishin arrestuar në lidhje me sulmin në Kabul. “Ata janë duke u marrë në pyetje nga ekipi ynë i inteligjencës,” tha komandanti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje