Bota

Japonia do të përziejë vaksinat për të rritur imunizimin

Japonia po shqyrton mundësinë e përzierjes së vaksinës COVID-19 të AstraZeneca  me ato të krijuara nga prodhues të tjerë.
“Kjo është një tjetër përpjekje për të përshpejtuar përhapjen e vaksinimeve,”tha të dielën.shefi i programit të vaksinave  atje Taro Kono.
Japonia, e cila më parë e ka mbështetur imunizimin tek vaksinat Pfizer dhe Moderna miratoi vaksinën e AstraZeneca në korrik dhe ka siguruar dy milionë doza.

“Unë i kam kërkuar ministrisë së shëndetësisë të dalë me një miratim në lidhje me përdorimin e vaksinave AstraZeneca për dozën e parë dhe të Pfizer ose Moderna me dozën e dytë.Kjo mund të përshpejtojë procesin e vaksinimit duke shkurtuar intervalet midis goditjeve të para dhe të dyta kur përdorni vaksinën AstraZeneca,” shtoi Kono.
Dy injeksionet e AstraZeneca administrohen me një interval prej tetë javësh, më i gjatë se për vaksinat e tjera. Ndërkohë një studim mbi përzierjen e vaksinave është bërë nga Universiteti i Oksfordit dhe të dhënat nuk janë miratuar ende. Ekspertët britanikë shpjegojnë se pritet një efikasitet i lartë nga bashkëveprimi i vaksinave të ndryshme.
Japonia po lufton me valën e saj më të keqe të infeksioneve, të nxitur nga varianti Delta, me infeksione të reja ditore që tejkalojnë 25,000 persona këtë muaj për herë të parë.
Raporti i vaksinimit të vendit ka mbetur prapa kombeve të tjera të zhvilluara. Japonia ka vaksinuar 54% të popullsisë së saj me të paktën një dozë dhe ka vaksinuar plotësisht 43%, sipas një gjurmuesi të vaksinave./Reuters/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë