Ka ndodhur

I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Tiranë 44-vjeçari me 4 emra

Një 44-vjeçar me katër identitete të ndryshme është arrestuar pasditen e të dielës në Tiranë. Mësohet se i ndaluari ishte dënuar në Tiranë dhe Milano për trafik droge.

44-vjeçari njihej me katër emra të ndryshëm, konkretisht: Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj.

Tashmë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë